Një ngjarje e rëndë është zbuluar në qytetin e Lezhës, ku një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar s-ksualisht vajzën e tij të mitur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan shtetasin B. B., banues në lagjen “Gurra”, pas dyshimeve se në banesën e tij kishte ushtruar ngacmim s-ksual ndaj vajzës së tij, e cila është vetëm 14 vjeçe.
Ngjarja ka tronditur komunitetin, ndërsa Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të siguruar mbrojtjen e të miturës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës, ndërsa ndaj 55-vjeçarit pritet të ngrihen akuzat për veprat penale që lidhen me abuzimin ndaj të miturve brenda familjes.
