Skip to content

E TMERRRSHME, tre police i tregojne forcen 12-vjeçarit me grushte, emrat dhe detajet

Tre efektivë të Komisariatit Nr.1 në Tiranë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një të mituri 12-vjeçar gjatë shoqërimit të tij në polici. Lajmi u bë publik pas një denoncimi nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), pas ankesës së prindërve të të miturit.

Efektivët e pezulluar janë Rasim Dogjani, Durim Murrja dhe Xhorxhina Beqo. Ngjarja që solli këtë masë ka ndodhur më 12 prill 2025, në zonën e Kodrës së Liqenit, ku i mituri J.G. u ndalua nga policia për hedhje kapsollash.

Sipas deklaratës së KShH, gjatë shoqërimit në Komisariat, i mituri është dhunuar, çka është reflektuar në një hematomë në zonën pranë syrit dhe diagnozën mjekësore të dokumentuar si “Contuzion capitis, goditje me grushta”.

Related article  Stilisti shqiptar plagosi gruan blogere dhe më pas vrau veten, reagimi i saj i le te gjithe pa mend

Verifikimet e mëvonshme të KShH zbuluan mospërputhje dhe parregullsi në dokumentacionin e ngjarjes, përfshirë korrigjime në emra dhe orare, mungesën e një vizite mjekësore në momentin e ndalimit dhe faktin se psikologia e regjistruar në dokumente nuk ka qenë fare e pranishme në komisariat, por vetëm në Spitalin e Traumës – ku i mituri u dërgua pas ndërhyrjes së prindërve.

KShH thekson se trajtimi i 12-vjeçarit ka qenë në kundërshtim me ligjet shqiptare, përfshirë Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur. Më 13 prill, prindërit e të miturit kanë depozituar kallëzim pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Tiranës.

Related article  Luana Vjollca drejt dështimit total! Arbana Osmani i bën h kmarrjen që nuk e priste njeri

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:

Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të vitit 2025, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 3 punonjësve të policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” në bashkëpunim dhe kundër fëmijëve.

N/Komisar Xh. B., me detyrë Specialiste / Përgjegjëse turni në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë.
Inspektor D. M., me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë.
Inspektor R. D., me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë.

Related article  E fundit! Vritet gazetari i njohur investigues, dyshohet se...(Detajet)

Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur pasi me datë 12/04/2025 këta punonjës policie dyshohet se kanë kryer veprime arbitrare gjatë shoqërimit të shtetasit të mitur E. G.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Published inLajme