Skip to content

E fundit! Rrëzohet menjëherë pas ngritjes nga toka avioni

Një avion mallrash i kompanisë UPS është rrëzuar menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Louisville, në shtetin e Kentucky, SHBA.

Sipas policisë lokale, në vendngjarje janë raportuar persona të plagosur, ndërsa janë vënë re flakë dhe mbetje nga avioni.

Aeroporti ka njoftuar në platformën X se fusha ajrore është mbyllur përkohësisht, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullojnë video që tregojnë re të dendura tymi që ngrihen nga zona e aeroportit.

Related article  Çifti nga Korça perfundon rende në spital pas natës së parë të martesës, arsyeja trondit mjekët

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-ve (FAA) ka konfirmuar se bëhet fjalë për fluturimin UPS 2976, i cili u rrëzua rreth orës 17:15 me orën lokale (22:15 GMT), pak pasi ishte ngritur me destinacion Honolulu, Hawaii.

Related article  E paskemi pasur para syve dhe nuk e paskemi kuptuar! Olti Curri nxjerr sheshit ‘sekretin’ e Gjestit

Sipas të dhënave të FAA, avioni i rrëzuar ishte një McDonnell Douglas MD-11, që po udhëtonte nga Aeroporti Ndërkombëtar “Muhammad Ali” i Louisville drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Daniel K. Inouye” në Honolulu.

Related article  Babin e la te ikte ne Shqiperi! Pas ndarjes se prinderve, vajza e Shpetim Saracit gjen burrin milioner, kush eshte djali qe te gjithe...(foto)

Hetimet për shkaqet e aksidentit po udhëhiqen nga FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB).

Published inLajme