Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote. Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 17:00 ka qenë 38.57%, ose e thene ndryshe 812 mije e 769 veta.
Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2895 prej 5225 qendrave të votimit në total. Deri më tani kanë votuar 812769 nga 2094624 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 17:00, përqindja e votuesve ka qenë 43.89%. Vihet re se para kater viteve ka pasur nje perqindje me te larte votuesish, por sivjet shtohen dhe votat e diaspores.
Deri ne keto momente raportohet se nga 245935 zgjedhes te regjistruar prane KQZ si qytetare te Diaspores, prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve kane mberritur 191837 zarfe.
