Skip to content

Më kanë bërë magji, ndaj su bëra dot kurrë nënë! Besnikja tregon kush ia shkaterroi jeten (Video)

Nënë Besnikja nga fshati Rubjeke, e cila prej vitesh jeton krejtësisht e vetme pas ndarjes nga jeta të bashkeshortit të saj, shprehet se ka një arsye “të veçantë” se pse nuk ka bërë dot femijë. Ajo rrëfen mendimin se ne rini i kanë bërë magji, pasi personi që e ka bërë e ka thënë publikisht dhe e ka pranuar vetë.

“Të jesh pa fëmijë është fatkeqësia më e madhe në jetë. Mendoj se më kanë bërë magji. Nuk besoj në magji, por personi e ka deklaruar me gojën e vetë. Ka thënë do e marr nusen filani, pa të shoh nëse do të bëjë fëmijë. Janë gjëra të kaluara. Ku ta gjeja unë në atë kohë personin që ta prishte magjinë. Nuk kishte as hoxhallarë, as që merreshin me magji në atë kohë”, tha ajo.

Related article  VIDEO/ Gjesti rikthehet në shtëpi, puthet me Eglin. Ja si reagon kur mëson se ajo është finaliste

Nënë Besnikja shton se ajo vetë nuk ka besuar në magji, por dyshimet i janë shtuar kur të gjitha kontrollet mjekësore për të dhe bashkëshortin kanë dalë në rregull dhe të aftë për të bërë fëmijë.

Related article  Përkeqësohet gjendja e Parashqevi Simakut, flasin familjarët: Akuza të forta ndaj...

“Ishim shumë të dashur me njëri tjetrin dhe pse skishim fëmijë. Ne ishim pa defekt, kemi bërë kontrolle gjithandej dhe nuk e di pse nuk u bëmë me fëmijë. Mungesa e fëmijës i çon në ndarje çiftet, pork jo nuk ka ndodhur kurrë te ne.

Related article  Ndryshimi drastik i Ledion Liços: Para dhe pas drejtimit të Big Brother VIP (Foto)

I kam thënë njëherë pas shumë vitesh që nuk bënim dot fëmijë, “ti shko në punën tënde unë në punën time”. Kurrë nuk e bëj atë më tha, ishte shumë i vendosur”, tha ajo.

Published inLajme