Skip to content

Ngjarje E rëndë – Dy shqiptarë humbin jetën tragjikisht

Dy persona kanë humbur jetën në mënyrë tragjike si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur gjatë ditës së sotme 21 dhjetor në Serbi, në autostradën Beograd–Nish.

Sipas raportimeve të mediave lokale, viktimat janë një burrë dhe një grua, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Related article  Tërmetet e shumëta në Greqi, a rrezikohet Shqipëria?! Ja çfarë thotë eksperti

Aksidenti ka ndodhur pranë daljes së Umçarit, kur automjeti me të cilin udhëtonin, një veturë e markës “Seat” me targa gjermane, ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga, duke pësuar dëmtime të rënda.

Përplasja ka qenë fatale për dy pasagjerët, të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Në makinë ndodhej edhe një person i tretë, i cili ka pësuar lëndime serioze trupore.

Related article  Përmbytje e madhe, ekspertët zbulojnë cfare e pret vendin tone! Shqipëria rrezikon qe...

Ai është transportuar me urgjencë drejt një spitali, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, personat që udhëtonin me automjetin dyshohet se ishin në tranzit nëpër territorin e Serbisë dhe po udhëtonin drejt Maqedonisë së Veriut për të kaluar pushimet. Autoritetet serbe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit

Related article  SHBA bëhet gati për s*lm masiv ndaj Iranit!? Ja çfarë po ndodh! Mediat raportojnë të rejat e fundit
Published inLajme