Skip to content

‘Do shkosh ne burg’, Policia, presion qytetarit qe filmoi kandidatin e PS për blerje votash

Personi që denoncoi kandidatin e Partisë Socialiste për blerje votash në fshatin Podgorie të Maliqit është proceduar penalisht nga Policia e Korçës, me akuzën e “veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ngjarja u bë publike pas një videoje të shpërndarë mbrëmjen e djeshme, ku pretendohej se kandidati i PS-së, Arian Jaupllari, kishte premtuar 100 mijë lekë të vjetra në këmbim të votës për zgjedhjet e 11 majit. Në pamje shfaqej një i ri, i cili deklaronte se kandidati ia kishte premtuar shumën nënës së tij, e cila do ta merrte të shtunën më 10 maj.

Pas verifikimeve, Policia deklaroi se nuk ka gjetur prova që lidhen me blerje votash. Ndërkohë, 34-vjeçari A. P., banues në Podgorie dhe autor i videos, është proceduar penalisht pasi refuzoi të dorëzojë celularin me të cilin ka kryer regjistrimin, duke penguar hetimin. Ai ka precedentë penalë të mëparshëm në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Related article  Dhunë e Rëndë në Familje: Nënë shqiptare abuzohet nga djali në Greqi

Policia bën të ditur se materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Një qytetar nga Korça ka dërguar një denoncim pranë redaksisë sonë, ku pretendon për një situatë shqetësuese që sipas tij ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Podgorie, vetëm tre ditë para zgjedhjeve të 11 majit.

Related article  Sherr me thika mes dy vajzave në Tiranë, njëra prej tyre dërgohet në spital! Zbardhen detaje nga konflikti

Sipas denoncimit, ai thotë se kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Arjan Jaupllari, është kapur në flagrancë nga ai vetë, së bashku me shoqëruesit e tij, teksa ndodheshin pranë një banesë në këtë fshat. Qytetari pretendon se ata kanë shpërndarë para në këmbim të votës së banorëve.

Në videon e siguruar nga qytetari, e cila është filmuar natën në një rrugicë të errët të fshatit, shfaqet një automjet që ai thotë se i përket shoqëruesve të kandidatit të PS-së. Në debat verbal me qytetarin që filmon, personat në video prezantohen si të ardhur nga qyteti i Korçës dhe thonë se kandidati ka qenë në një takim në fshat, duke mohuar çdo akuzë për blerje votash.

Related article  Lajmi i fundit/ Një burrë me th*kë hyn në kryeministri, në kërkim të kryeministrit

Qytetari që bën denoncimin insiston se ata kanë vizituar disa banesa dhe akuzon se është kryer shpërndarje parash për të ndikuar votën e banorëve të zonës.

“Përshëndetje JOQ! Këtu ndodhemi në Podgorie të Korçës. Para një ore është kapur në flagrancë kandidati i Partisë Socialiste, Arjan Jaupllari, me shoqëruesit e tij duke blerë vota me lekë në një familje në fshatin Podgorie”, shprehet ai.

Në prag të zgjedhjeve, ngjarje të tilla rrisin ndjeshmërinë publike dhe kanë nevojë për një hetim të plotë dhe të paanshëm nga autoritetet përkatëse.

Published inLajme