Skip to content

Sherr me thika mes dy vajzave në Tiranë, njëra prej tyre dërgohet në spital! Zbardhen detaje nga konflikti

Dy vajza të moshës 20-vjeç janë zënë me thika pasditen e së dielës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në kompleksin Deliorgji në Tiranë.

Dy vajzat nga Durrësi ishin shoqe me njëra tjetrën por janë konfliktuar për motive banale. Një nga vajzat ka shkuar në apartamentin e shoqes së saj dhe pas një debati e sipër një nga vajzat ka marrë thikën dhe ka goditur shoqen e saj.

Related article  Rëndohet bilanci, 27 të vdekur nga përmbytjet masive

Një nga vajzat është arrestuar, ndërsa vajza e dëmtuar është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga komisariati numër 2 thanë se vajzat ishin nën efektin e alkolit.

Related article  Pa u mbushur java, nuk permbahen djemte ne BBVIP, plas sherri mes tyre

Pasi kanë konsumuar alkool ato kanë nisur të debatojnë dhe më pas janë konfliktuar.

Published inLajme