Skip to content

“Do paguani më shumë taksa”, Rama: Brenda pak javësh dalin…

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se qeveria po finalizon vendimin për çmimet e reja të referencës për pronat, një lëvizje që do të sjellë rritje të ndjeshme të taksës së pasurisë. Me një rritje prej 26% të vlerës së pronave në treg, qeveria synon që taksimi i tyre të pasqyrojë këtë vlerë, një praktikë që, sipas Ramës, ndiqet në vendet evropiane.

Related article  Tronditëse! Aksident me motor, shuhet dy vajzat adoleshente (FOTO-EMRAT)

Shtëpitë e dyta në fokus

Një nga ndryshimet kryesore të njoftuara është taksa më e lartë për shtëpitë e dyta, veçanërisht ato në zonat bregdetare. Kryeministri theksoi se kjo politikë do t’i japë bashkive, sidomos atyre bregdetare, një burim të rëndësishëm të ardhurash. “Kush ka shtëpi të dytë në bregdet, do të paguajë më shumë”, tha Rama, duke nënvizuar se koncepti i shtëpisë së dytë po futet për herë të parë në sistemin e taksimit.

Related article  Blendi Fevziu reagon për herë të parë, zbulon çfarë ndodhi me videon e Parashqevi Simakut: Pse e publikoi

Udhëzues për bashkitë

Duke qenë se çmimet e reja të referencës do ta rrisin taksën e pronës, Ministria e Financave pritet të nxjerrë një udhëzues për bashkitë, me qëllim që ato të menaxhojnë si duhet të ardhurat e reja. Kjo lëvizje vjen pas një rishikimi të gjerë të politikave fiskale dhe synon të forcojë autonominë financiare të qeverive lokale. Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi brenda ditëve ose javëve të ardhshme.

Related article  Qëlloi me th*kë shoqen e saj, dalin pamjet intime te Kasandra Canit: Me gjoksin duke… (VIDEO)
Published inShowbizz