Skip to content

Mas*kroi të dashurën pasi e la shtatzënë, e p*son keq i riu nga Tirana, Ngjarja Trònditi Dibren

Klejvis Metalla, një 24 vjeçar me banim në Tiranë, është arrestuar nga Interpoli në Beograd pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Ai akuzohet se ka dhunuar rëndë bashkëjetuesen e tij, e cila ka qenë dhe shtatzënë.

“Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht në Serbi, në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, Klejvis Metalla, 24 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. 24-vjeçari akuzohet se në muajin janar 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë”, njofton Policia.

Related article  "Edi Ramën nuk e ka lënë truri...", Habit gazetari 'ushtar' Muça: Ai deshironte të rrinte me Zahon, ja pse po reagon ashtu

Ditën e dhunës, më 27 Janar 2025 në orën 15:30, vajza e re bashkë me të vëllain 5 vjeç u gënjye dhe hipi në makinë me Klejvisin pasi ky i fundit i kishte marrë pasaportën. Jashtë qytetit në vendin e quajtur “Gurët e Skënderbeut”, ai ka ndaluar makinën dhe ka zbritur vajzën, duke e goditur me shkelma në bark dhe në trup.

Related article  “Surrat patate”/ Danja debaton me Valbonën, nuk ia kursen ofendimet: Dështim…

Sipas mjekut gjinekolog që ka ndjekur rastin, si pasojë e dhunës barbare fëmija është abortuar për të shpëtuar vajzën e re, që në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë 23 vjeçe.

Autoritetet ligjzbatuese bëjnë me dije se Interpol Tirana është njoftuar nga Interpol Beogradi për arrestimin e Klejvis Metallës dhe në vijim të bashkëpunimit, pritet ekstradimit i 24 vjeçarit në Shqipëri, për t’u përballur me akuzat.

Related article  Avioni bie menjëherë pas ngritjes, asnjë i mbijetuar (VIDEO)

Rasti ka tronditur opinionin publik muaj më parë, pasi është trajtuar nga emisioni investigativ “STOP”, i cili i dha zë partneres së Klejvis Metallës, e cila tregoi se ai ishte nevrikosur kur e reja kishte mbetur shtatzënë dhe kishte ushtruar dhunë barbare mbi të.

Published inShowbizz