Skip to content

“Surrat patate”/ Danja debaton me Valbonën, nuk ia kursen ofendimet: Dështim…

Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” kanë qenë sot të ashpra dhe me tone shumë të larta. Valbona ka bërë sherr me Danjën dhe Gertën, të cilat e akuzuan atë për papastërti në lavandari. Këtë të fundit duhet t’a pastrojë Valbona, duke qenë se ia ka lënë si detyre Gjesti që është lider.

Në një moment Gerta i drejtohet banorit dhe i thotë që të mos e kopjojë atë, as ai dhe as Valbona.

Related article  E fundit! Supercikloni po vjen drejt Europës, rr*zik për përmbytje dhe erëra ek*treme

“Gjej stil tjetër, mos më kopjo as ti dhe as ajo tjetra. Gjeni një stil tjetër bashkë me këtë shushkën”, tha Gerta.

Valbona e dëgjoi dhe iu kthye që ‘nuk e kopjon se është turp’. Në këto momente ndërhyn Danja e cila i drejtohet Valbones me ofendime si ‘surrat patate, e pafytyrë dhe dështake marketingu’.

Pjesë nga biseda:

Gerta: Gjej stil tjetër, mos më kopjo as ti dhe as ajo tjetra. Gjeni një stil tjetër bashkë me këtë shushkën

Related article  Rrëfimi prekës i Gjestit, Ledioni: “Hej nub, ta kam dridh unë sot…”

Valbona: Kush të ka kopjuar moj, se është turp

Gerta: Mos e bëj pra meqenëse është turp, pse e bën. Vazhdo e kopjo o fansja ime

Valbona: Nëse ke rroba aty shko e merri

Danja: Kush i ka hedhur rrobat tona në tokë? Ti e ke nxitur atë, mbrëmë natën i the ti atij

Related article  VIDEO/ E veshur si police, ylli shqiptar “tërbon” fansat: Na arresto oficere

Valbona: Vazhdo

Danja: Mos ma bëj mua vazhdo, o ti surrat patate

Valbona: O edukata, të doli. Unë surrat patate e?

Danja: Ku kujton se je këtu? Kapi ato rroba pali dhe lëri atje, siç ti palosja unë ty, e pafytyrë, dështake marketingu je

Valbona: Ku jam? Ti si je?

Danja: Unë jam si zemër

 

Published inShowbizz