Pas 3 netëve të para që dhuaruan emocione, sot në mbrëmje mbahet në Pallatin e Kongreseve finalja e Festivalit të 64 të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.
23 këngëtarë do të garojnë sot, dhe vetëm njëri prej tyre do të triumfojë në çmimin e madh, që do të jetë bileta e tij për Festivalin Europian të Këngës.
Lista e 23 këngëtarëve finalistë u plotësua pas kalimit në finale të 5 këngëtarëve debutues në këtë festival. Mes plot surprizave dhe të ftuarve specialë, do të ndezin skenën “Shkodra Elektronike”,
Elsa Lila Aleksandër Gjoka; Bleona Qerreti dhe sensacioni i Eurovizionit të fundit, Tommy Cash i njohur me këngën e tij “Espresso macchiato”.
Ndërkohë që prej mesantës të së premtes është hapur zyrtarisht edhe televotimi për 23 këngëtarët finalistë që do të garojnë sonte në mbrëmje.
Finalistët kanë të bashkëshoqëruar edhe kodin përkatës përmes së cilit shqiptarët mund të votojnë nga Shqipëria dhe Kosova.
Publiku shqiptar do të ketë mundësi që të votojë me SMS nga Shqipëria dhe Kosova deri në pesë herë nga i njëjti numër telefoni.
Nga Shqipëria mund të votoni në numrin 56789 ku një mesazh kushton 60 lekë, ndërsa nga Kosova votoni në numrin 55789 ku një mesazh kushton 1 euro.
Një ditë më pas, të dielën, do të zhvillohet edhe Post-Fest ku publiku do të ketë mundësi të ndjekë në Pallatin e Kongreseve një kronikë të plotë e gjithçkaje që ndodhi në skenën më të rëndësishme të muzikës shqiptare.
