Skip to content

Çmendet Rama, DASH i mbyll gojen: Nuk lejojme qe vendimet e politizuara te Biden…

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se kreu i Opozitës Sali Berisha mund të shkojë në SHBA. Këtë e ka bërë me dije gazetari amerikan Marc Caputo që punon për agjencinë e lajmeve “Axios”. Caputo me anë të një postimi në X, bën me dije se i ka drejtuar një pyetje Departmentit të Shtetit në lidhje me non gratën e Berishës.

Ndërkohë që përgjigja e DASH për këtë ështe se Berisha mund të shkojë në SHBA, pasi departmenti bën përjashtime në raste të tilla. Sipas përgjigjes së publikuar nga gazetari, DASH thekson se nuk do të lejojnë që marrëdheniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime politike të kohës së Presidentit Joe Biden.

Related article  Valbona trondit me deklaratën në “Prime” për Gertën dhe Gjestin, e ndërpret menjëherë Ledioni!

Gazetari: E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA.

Përgjigja: Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it.

Related article  U tha që Egli është në gjendje shumë të rëndë, zbulohet e vëreteta! Ja cfarë qëndron pas këtij lajmi të bujshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non-grata” më 19 maj nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Vetë Berisha e ka quajtur vendimin e marrë nga Blinken, si vendim me motive politike. Për këtë Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si dhe miliarderin George Soros.

Related article  Berisha: 'Big brotheri' i Edi Ramës mori fund, Donald Trump ia shtypi kokën
Published inLajme