Skip to content

Çfarë po ndodh me avionët?! Prag tragjedie sërish në aeroport, avioni detyrohet të…

Një tragjedia e re është shmangur për fije në Korenë e Jugut, ku një tjetër avion i linjës ajrore me kosto të ulët Jeju Air u detyrua të kthehej në aeroport për shkak të të njëjtit problem me rrotat e uljes që po fajësohet për aksidentin fatal të një dite më parë që kushtoi 179 jetë njerëzish, e po përshkruhet si një prej fatkeqësive më të rënda të aviacionit të vendit.

Njoftimi për incidentin e ri u dha nga agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap, e cila citoi disa burime. Autoritetet deklaruan se në këtë pikë, do të kryejnë një inspektim të hollësishëm ” të avionëve Boeing 737-800 që u përkasin të gjitha linjave ajrore lokale për të “analizuar në detaje sistemin e mirëmbajtjes”.

Related article  Horoskopi, 7 mars 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Ne do të shqyrtojmë me kujdes aspekte të tilla si niveli operacional i avionit, të dhënat e inspektimit dhe mirëmbajtja para dhe pas fluturimeve për t`u siguruar që të gjitha rregulloret përkatëse janë duke u respektuar”, thuhet në deklaratë.

Në Korenë e Jugut, sipas Sistemit të Informacionit të Teknologjisë së Aviacionit (ATIS), gjithsej 101 737-800 avionë përdoren nga kompani të ndryshme ajrore, kryesisht linja ajrore loë cost. Jeju Air, avioni i të cilit u rrëzua të dielën, opeon gjithsej 39 aeroplanë.

Related article  Historia e gruas nga Tirana: Si më detyruan 15 vjece të martohem me burrin e motrës, kur ai hynte ne dhome ...

Familjarët e shokuar janë mbledhur në aeroportin e Muanit ku presin të marrin trupat e njerëzve të dashur, por edhe kjo nuk është e lehtë. Zyrtarët vendas thonë se trupat janë dëmtuar keqas, e disa madje nuk janë as të plotë, ndaj po kërkojnë kohë për identifikimin në mënyrë që të sigurohen se nuk do të bëjnë gabime.

Related article  E FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në vend- Një burrë vret vëllain e vet

Hetimet mbi shkaqet e aksidentit vazhdojnë. Avioni shpërtheu në flakë pasi doli nga pista dhe u përplas në një mur beton. Mjeti u shkatërrua plotësisht dhe vetëm pjesa e bishtit mbeti e dallueshme midis rrënojave.

Ekspertët po shqyrtojnë mundësi të ndryshme rreth asaj që e shkaktoi rrëzimin, duke përfshirë përplasjen me një tufë zogjsh, ndërsa po shihen dhe gjasat që mekanizmi i rrotave të mos ketë funksionuar.

 

Published inLajme