Skip to content

Historia e gruas nga Tirana: Si më detyruan 15 vjece të martohem me burrin e motrës, kur ai hynte ne dhome …

Një histori e rëndë dhe prekëse është ndarë me publikun në studion e emisionit “Zemër të Hapur” në një televizion kombëtar. Flutura Deda, një 37-vjeçare nga Tirana, ka rrëfyer përvojën e saj traumatike kur në moshën 15-vjeçare u detyrua të martohet me burrin e motrës së saj, pak kohë pasi e motra kishte ndërruar jetë nga një sëmundje në moshën 28-vjeçare në vitin 2005.

Flutura u bë nënë e katër fëmijëve: dy që i kishte lënë e ndjera motra dhe dy të tjerëve që ajo i lindi vetë. Ajo thotë se raporti me bashkëshortin nuk ka qenë kurrë si ai i një burri dhe gruaje dhe se për të nuk ka patur asnjë moment lumturie. E vetmja gjë që e ka mbajtur në jetë ka qenë dashuria për fëmijët e saj.

Sot, Flutura gjendet në kushte të vështira financiare dhe kërkon ndihmë nga autoritetet lokale për rindërtimin e banesës së saj të shkatërruar. Ajo ka rrëfyer me dhimbje momentet e para pas vdekjes së motrës dhe presionin e madh që ka ndjerë. “Djali ishte 6-muajsh kur më thanë mos hajde këtu se do ta presim kokën. Askush nuk e mendonte se po vuaja nga një sëmundje e rëndë, të gjithë thoshnin se ajo ishte budalla dhe nuk mund ta merrte atë burrë 15 vjeçe. Aty ka qenë një tmerr i vërtetë! Unë nuk dija çfarë ishte marrëdhënia, ka qenë një marrëdhënie skandaloze, isha e dorëzuar tek ai edhe mund të më vriste.”

Flutura e ka cilësuar bashkëshortin si burrë motre, pavarësisht se ka lindur dy fëmijë me të. Ajo ka kaluar në depresion vetëm tre muaj pas martesës së detyruar. “Ai e shikonte që unë nuk kisha dashuri për të, pinte dhe kushtet ekonomike ishin të vështira pasi ishte me kredi dhe borxhe. Ai vinte në shtëpi dhe më fliste, por kujt i fliste, një cope druri apo guri, kështu e quaja veten.” Ajo kujton me trishtim periudhën kur djali i madh sëmurej shpesh dhe kur e çonte në spital dëgjonte thashetheme se ajo donte ta vriste fëmijën e motrës. Madje, ka pasur momente kur nuk kishte ushqim të mjaftueshëm për fëmijët.

Flutura rrëfen se nuk e ka pasur kurrë të gatshme të ndërtonte një familje dhe se martesa e saj në moshë kaq të re ishte një kohë ndryshe, kur askush nuk e pyeti për dëshirën e saj. Edhe nëna nuk e pyeti kurrë për këtë vendim. Sot, ajo thotë se vajza e madhe e motrës e thërret nënë dhe është e lumtur që ajo ka një familje të mirë. Megjithatë, Flutura ka kaluar momente shumë të vështira, madje edhe kur i kanë bllokuar rrogën e bashkëshortit duke i lënë pa bukë në shtëpi. Rrëfimi i Fluturës ka prekur thellë publikun dhe ka ngritur sërish debatin për martesat e detyruara dhe dhunën në familje në Shqipëri.

Published inLajme