Skip to content

Berisha plas bѻmbën: Ja si u vѻdhën zgjedhjet! Ju tregoj provat, shikoni videon!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar ashpër këtë të hënë manipulimet zgjedhore të qeverisë së Edi Ramës, duke publikuar një video të re nga Babrru, Tiranë, që sipas tij, tregon momentin e blerjes së votave. Berisha akuzoi pushtetin për përdorim masiv të parave publike dhe mjeteve shtetërore në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, të cilat ai i cilësoi si një farsë të panjohur.

Berisha theksoi se pavarësisht përpjekjeve për të fshehur këto abu’zime, qytetarët kanë arritur t’i dokumentojnë ato dhe i kanë bërë publike. Ai pretendoi se qeveria është e delegjitimuar nga faktet e pakundërshtueshme të manipulimit elektoral, duke përmendur shpërndarjen e 76 milionë eurove, faljen e 200 milionë eurove në gjoba dhe kamata, 500 milionë euro në prokurime e koncesione, si dhe blerjen e votave përmes parave të shpërndara në mënyrë të fshehtë. Berisha e paraqiti videon e filmuar në Babrru si provë të qartë të këtyre praktikave, duke theksuar se personat në video janë të identifikuar dhe gjithçka është dokumentuar.

Related article  Nuk e p*soi nga Ilir Meta, por bie brenda me kembet e veta! Xhensila ne h*ll te madh, drejt b*rgut per nje femer

Në akuzat e tij, Berisha theksoi se personat e përfshirë në videon e blerjes së votave janë eksponentë të Partisë Socialiste. Ai ngriti një sërë pyetjesh retorike për të vënë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve, duke përmendur përdorimin e fondeve publike, shpërndarjen e lejeve dhe licencave, legalizimin e kultivimit të kan’abisit dhe dhënien e 100 eurove gjatë fushatës. Ai përmendi gjithashtu prokurimet prej 500 milionë eurosh dhe faljen e gjobave prej 200 milionë eurosh si shembuj të abu’zimit me pushtetin shtetëror për qëllime elektorale.

Related article  Për një pagesë të majme, Luana Vjollca merr drejtimin e reality show-t të njohur?

Berisha shkoi më tej duke e cilësuar Shqipërinë jo vetëm si një shtet të kapur, por si një “narkoshtet”, duke argumentuar se zgjedhjet nuk mund të jenë të tilla kur kontrollohen nga pushteti me mjete të paligjshme. Ai vuri në dyshim legjitimitetin e disa deputetëve dhe akuzoi qeverinë për manipulim të zgjedhjeve me fletë të fal’sifikuara, duke paralajmëruar publikimin e një rasti tjetër të rëndë. Ai pretendoi se operacionet kundër dro’gës në Shqipëri bëhen vetëm me ndihmën e ndërkombëtarëve për shkak të kapjes së policisë dhe drejtësisë vendase.

Related article  Nuk i pagoi hakun ustait, ai i bën të pabërën! Ja çfarë ka ndodhur

Në fund, Berisha publikoi një video që ai e quajti “metamorfoza e vërtetë” të Elisa Spiropalit, duke e ironizuar dhe e krahasuar me dosjen “Metamorfoza” të Pëllumb Gjokës, një dosje e cila sipas mediave lidhet me akuza për krime të rënda dhe korrupsion. Berisha i akuzoi Spiropalin dhe Gjokën si figura kyçe të kr’imit elektoral dhe joelektoral, duke paralajmëruar publikime të tjera. Ai tha se çdo kërkesë për rinumërimin e votave brenda PD-së është pranuar për hir të transparencës.

Published inLajme