Një inci dent i dhun shëm ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë, ku një ko nflikt mes një pronari banese dhe një 35-vjeçari ka përfunduar me dhu në fizike.
Sipas njoftimit të policisë lokale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin L. S., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Kallëzimi ndaj 35-vjeçarit është bërë nga shtetasi M. C., 27 vjeç dhe banues në Kavajë, i cili ka deklaruar se në banesën që ai posedon në fshatin Dhërmi, L. S. e ka go ditur me grushte për shkak të një pagese pune që nuk i ishte shlyer.
Pas marrjes së dëshmisë nga i dëmtuari dhe kryerjes së veprimeve hetimore fillestare, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës për hetime të mëtejshme dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje. Policia vijon punën për kapjen e shtetasit L.S..