Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot pamje dhe ka bërë një deklaratë në lidhje me atë që ai e quan “Metamorfoza” e vërtetë, duke e krahasuar me dosjen “Metamorfoza” që lidhet me Pëllumb Gjokën.
Në një denlaratë për mediat, Berisha tha se ajo që ai po paraqet është vetëm fillimi dhe se “kri’minelët elektoralë” do të paguajnë për atë që i kanë bërë shqiptarëve, duke i cilësuar dy persona si eksponentë madhorë të kri mit elektoral dhe jo-elektoral.
Berisha më pas iu drejtua publikut duke thënë se do të bëjë një pyetje lidhur me dosjen “Metamorfoza”, për të cilën ai tha se i kushtohet Pëllumb Gjokës. Ai theksoi se emri i një personi tjetër, të cilin e quajti fillimisht “Spiropali” dhe më pas “Spirogjoka”, nuk përmendet në këtë dosje.
Duke iu referuar një videoje që tha se e kishte nga libraria e tij dixhitale, Berisha pyeti nëse ajo video ilustronte “metamorfozën” më klasike, duke sugjeruar se “Spiropali” ishte shndërruar në “Spirogjoka”. Ai kërkoi që kjo video t’i jepet publikut dhe pyeti nëse ky transformim mund të quhet metamorfozë e plotë.
Berisha ngriti pyetjen se pse sipas tij, i vihet theksi Pëllumb Gjokës dhe jo te kryeparlmentarja Elisa Spiropali, duke pyetur pse metamorfoza i atribuohet njërit dhe jo tjetrit. Ai tha se ajo që po paraqet ai është ilustrimi më i përsosur i metamorfozës.
Më tej, Berisha njoftoi se do të sjellë edhe “metamorfozën e Lubisë”, duke aluduar për një rivalitet mes kësaj të fundit dhe “Spirogjokës” për të sulmuar atë dhe për të zënë një pozicion. Berisha shprehu besimin se këta persona do të marrin atë që meritojnë.