Skip to content

Kompania Dimal që ka importuar mishin me Salmonelë sponsor i Big Brother: Godet “Brryli Broadway”, Salmonela…

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion në lidhje me importin e mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë nga Brazili. Policia ka bërë të ditur se ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë që importoi produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në lidhje me këtë faqja e njohur “Brryli Broadway” ka bërë një reagim satirik në Instagram duke shkruar: Salmonela lojtarja me e forte ne Big Brother. E nominuar te gjitha javet e spektaklit dhe kurre nuk doli nga loja.
Related article  LAJM I FUNDIT - 18-vjeçari qëllon mësuesin, i plagosuri në gjendje të rëndë
Urime nga zemra Anila Denaj Kjo vjen për faktin se kompania Dimal e cila ka importuar mishin është sponsor zyrtar i Big Brother.
Njoftimi i Policisë: “Importuan produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, shpallet në kërkim administratori i kompanisë si dhe procedohet penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“. Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Related article  4 kryetarë bashkish të PS-së do lenë mandaton për të kandiduar për deputet
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të  salmonelës dhe në vijim të veprimeve  u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe  u proceduan penalisht  shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç.
Related article  “Nuk zgjodhi që të ishte punonjëse seksi”, Elton Ilirjani zbulon pse dështoi Parashqevi Simaku në SHBA
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G.,  kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e  inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Published inLajme