Skip to content

Bardha që u bë virale në rrjet pyet Ramën: Ku ta gjej faturën se Muçi s’më…

“O Muçi, ku ta gjej faturën, e kam mbledhur në mal!” Mjafton të lexosh apo dëgjosh këtë fjali për të kuptuar që bëhet fjalë për Bardhën, zonjën e cila është bërë virale përmes një videoje në rrjete sociale, pasi inspektor Muçi i kërkoi të marrë faturë për rigonin që tregtonte në biznesin e saj në Sarandë.

Bardha prej 35 vitesh është tregtare. E nisën prindërit e saj dhe Bardha e vazhdoi. Ka refuzuar të punojë për bizneset private. Ajo thekson se i pëlqen kjo punë që bën ndërsa i falenderon të gjithë ata që e mbështesin.

Revolta e saj krej natyrale pak ditë më parë i ka ndërgjegjësuar të gjithë. Inspektorit i cili doli rrugëve me urdhër të Edi Ramës, Bardha ia bëri të qartë që s’kishte ku të gjente faturë për rigonin, pasi e kishte mbledhur në malet e Sarandës.

Tregtarja që shet produkte çdo ditë u përball me inspektor Muçin për disa minuta, por çdo gjë mbeti e paqartë. Ai, nuk i dha asnjë shembull se si ta merrte me faturë rigonin e malit.

“Jam tregtare që në 1990 dhe më 30 Qershor të këtij viti kam bërë 35 vite që jam tregtare. E kanë filluar prindërit e mi, me ta fillova të punoj, e nisëm me një karrocë, me një makinë më pas dhe kështu u ngrit puna jonë. E kam punën vetëm sepse prindërit më kanë ndërruar jetë.

Dy vëllezërit pësuan infarkt, të dy me bypass. Jam e fortë, pa asnjë shqetësim. Kjo punë më pëlqen, kam patur oferta për të punuar në biznese private, por më pëlqen kjo. Sa i përket videos virale, është gjë e mirë të shkosh në malet e Sarandës dhe të mbledhësh vetë.

Të vish e të më kërkosh mua kupon, është barrë e rëndë. Unë nuk kam çfarë të marr aty ku e këpus gjënë. S’kam kujt t’i marr certifikim që unë e kam këtë gjë të rregullt dhe të sigurt. Mali e sjell çdo gjë të sigurt e të mirë. Nuk kam çfarë të them unë për këtë gjë.”-tha Bardha. Nëse ka një pyetje për kryeministrin Edi Rama i cili ka bërë këtë kërkesë, Bardha foli shkurt (VAZHDO LEXIMIN KETU)

Published inLajme