Skip to content

Bardha që u bë virale në rrjet pyet Ramën: Ku ta gjej faturën se Muçi s’më…

“Jam tregtare që në 1990 dhe më 30 Qershor të këtij viti kam bërë 35 vite që jam tregtare. E kanë filluar prindërit e mi, me ta fillova të punoj, e nisëm me një karrocë, me një makinë më pas dhe kështu u ngrit puna jonë. E kam punën vetëm sepse prindërit më kanë ndërruar jetë.

Dy vëllezërit pësuan infarkt, të dy me bypass. Jam e fortë, pa asnjë shqetësim. Kjo punë më pëlqen, kam patur oferta për të punuar në biznese private, por më pëlqen kjo. Sa i përket videos virale, është gjë e mirë të shkosh në malet e Sarandës dhe të mbledhësh vetë.

Të vish e të më kërkosh mua kupon, është barrë e rëndë. Unë nuk kam çfarë të marr aty ku e këpus gjënë. S’kam kujt t’i marr certifikim që unë e kam këtë gjë të rregullt dhe të sigurt.

Mali e sjell çdo gjë të sigurt e të mirë. Nuk kam çfarë të them unë për këtë gjë.”-tha Bardha. Nëse ka një pyetje për kryeministrin Edi Rama i cili ka bërë këtë kërkesë, Bardha foli shkurt

“Më trego një model, një formulë, të më thotë, Bardha, kjo është ajo që duhet të bësh. As inspektor Muçi nuk më dha asnjë model”- u shpreh Bardha, duke iu drejtuar Kryeministrit Rama.

Ajo ka ditur kujt t’i drejtohet duke qene se menjehere pasi filloi tallja rendshem ne rrjet, kryeministri Rama urdheroi tatimet te dilnin me sqarim se nuk kerkohet fature per keto biznese, pasi mjafton qe ata jane me nipt dhe paguajne sigurimet.

Published inShowbizz