Skip to content

Bie në det avioni me pacientë

Një aeroplan i Marinës Meksikane, që transportonte pacientë me djegie të rënda, ka pësuar një aksident tragjik në ujërat e Gjirit të Galvestonit, Teksas, të hënën pasdite.

Sipas autoriteteve, katër persona, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, humbën jetën në këtë incident, ndërsa katër të tjerë janë shpëtuar dhe një person është ende i zhdukur.

Related article  Studimi i ri: Gratë që bëjnë s*ks rrallë mund të…

Sipas zyrtarëve të Rojës Bregdetare të SHBA-së, operacioni i kërkim-shpëtimit është ende në zhvillim e sipër, me pjesëmarrjen e agjencive të shumta, përfshirë njësi të specializuara në zhytje, dronë dhe anije patrullimi.

Aeroplani, që kishte në bord tetë persona katër anëtarë të ekuipazhit dhe katër pasagjerë, një prej të cilëve ishte një pacient i mitur me djegie të rënda u rrëzua rreth orës 3:17 pasdite.

Related article  Ore kritike ne vendin me shume shqiptare, mbyllen shkollat, priten vale termetesh

Sherifi i Qarkut Galveston, Jimmy Fullen, konfirmoi se avioni po transportonte pacientë që po merrnin trajtim mjekësor. Megjithatë, Roja Bregdetare nuk mundi të konfirmonte një vdekje të katërt deri në mbrëmjen e të hënës.

Related article  All*hu te m*llkofte Kryeminister! Gazetari i njohur shqiptar largohet nga vendi. Ben njoftimin dritherues

Hetuesit nga Departamenti i Sigurisë Publike të Teksasit, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) po analizojnë shkakun e rrëzimit të avionit.

Published inLajme