Skip to content

Arrestohet djali i biznesmenti Samir Mane, ja për çfarë

Arrestohet nga Policia e Tiranës djali i biznesmenit të njohur Samir Mane. Maska.al konfirmon lajmin nga burime pranë policisë së kryeqytetit.

M.Mane, 27 vjeç, ka qenë duke drejtuar makinën në afërsi të Parlamentit, kur ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ai ka përplasur automjete të tjera në anë të rrugës.

Related article  “I thashë dashnorit te kunates ti nuk je burrë”/ Flet motra e të plagosurit nga dashnori i gruas: Vëllai im e...

Për fat nuk ka patur të lënduar, por i riu është vënë në pranga për shkak se ka qenë nën efektin e alkoolit. Mësohet se ai është përplasur edhe me forcat e rendit.

Related article  Vajza e Artan Lames bën rrëfimin rreqethës! Ja çfarë i dhuroi i ati fundjaven që vdiq në Gjermani

27-vjeçari M.Mane pritet të dalë përpara Gjykatës ditën e hënë për masë sigurie.

Njoftimi i Policisë:

M.M., 28 vjeç, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur 2 automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Disa metra më tej, pas ndalimit nga punonjësit e Policisë, 28-vjeçari i ka kundërshtuar ata për kryerjen e testit të alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur;

Related article  Dhjètori plot PARA dhe BEKIME për ju! Katër shènjat e horòskopit që do mbùshin xhepin plot këtë fundvit
Published inLajme