Në emisionin Me zemër të hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti, foli edhe motra e 40-vjeçarit Gledian Hoxhallari, që u plagos nga i dashuri i gruas Klement Beqaj, 25 vjec
Motra e të plagosurit deklaroi se e ka parë Melisën dhe Klementin bashkë në një fast food përpara se të ndodhte ngjarja dhe se i ka thënë Klementit se nuk është burrë. Sipas saj, vëllai i saj Gledian Hoxhallari e vuajti shumë faktin që Melisa u largua nga shtëpia.
