Skip to content

Arrestimi i Veliajt/ Karamuço: SPAK po tregon se…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Now”, për të diskutuar lidhur me arrestimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Ai ndan mendimin se të gjithë procesin është gjykata që e vlerëson dhe se deri më tani nuk kemi ende një komunikim akuze.

“Ne kemi kuptuar që diçka e madhe po lëvizte pasi këtij hetimi iu bashkëlidh dhe vetë drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.  Jemi përpara një mase sigurie që është marrë ndaj kryetari të bashkisë dhe masave të tjera për familjarët e tij dhe disa biznesmenëve. Nuk kemi ende një komunikim akuze, po flasim për një pjesë se çfarë ka bërë Prokuroria”, tha Karamuço.

Related article  Blendi Fevziu reagon për herë të parë, zbulon çfarë ndodhi me videon e Parashqevi Simakut: Pse e publikoi

Nga ana tjetër, ai shprehet i bindur se SPAK është një institucion i pavarur, të mos hidhet baltë mbi të për shkak se ky institucion po e tregon tashmë që nuk varet nga politika nga veprimet qe po kryen.

Related article  Elton Ilirjani: Çështja e Parashqevisë nuk zgjidhet me para, por me…

“Mirë është që kjo klasë politike që e duartrokiti këtë reformë të mos hedhë baltë mbi këtë reformë dhe produktet e saj. Ky moment na çon në një tjetër pikë ku kuptojmë se bien të gjitha akuzat e deri djeshme që SPAK nuk është institucion i pavarur, që SPAK është produkt i reformave, të gjitha këto bien dhe çertifikata që ka ngelur e SPAK-ut, është fakti që është një institucion i pavarur. Na duket e habitshme kur thuhet sepse s’jemi mësuar për drejtësi të pavarur por një nga pjesët e sistemit që po funksionon është ky që kemi ngritur nga 2016, dhe me veprimet që po kryen po tregon që është e pavarur nga politika, si rrallë herë”, shtoi eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Related article  Tronditese! Kush janë dy shtetet që mbështesin Serbinë dhe duan shfarosjen e shqiptarëve, si Edi Rama po ben lojen…
Published inShowbizz