Skip to content

Tronditese! Kush janë dy shtetet që mbështesin Serbinë dhe duan shfarosjen e shqiptarëve, si Edi Rama po ben lojen…

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar sipas tij se dy shtete të fuqishme janë sot mbështetësit kryesorë të Serbisë dhe kanë një qëllim të hapur: shfarosjen e shqiptarëve në Ballkan. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën lojën e këtyre shteteve dhe po vepron kundër interesit kombëtar, duke e lënë Kosovën dhe Shqipërinë të pambrojtura përballë projekteve serbe.

Ngjela theksoi se pas këtyre lëvizjeve fshihet një strategji e rrezikshme, ku Beogradi merr mbështetje të drejtpërdrejtë nga fuqitë e mëdha për të rishkruar kufijtë.

“E vetmja garanci për shqiptarët është SHBA, sepse vetëm Uashingtoni mund ta mbajë nën kontroll Serbinë dhe të ndalojë planet e saj ekspansioniste”, tha ai. Sipas Ngjelës, pa praninë amerikane, rajoni rrezikon destabilizim të plotë dhe shqiptarët rrezikojnë të përsërisin tragjeditë historike.

Ndërkohë ai paralajmëroi se politika aktuale e Ramës është një hap drejt izolimit të Shqipërisë nga aleati i saj më i madh strategjik. Në fund, Ngjela theksoi se çdo dobësim i marrëdhënieve me SHBA-në është dhuratë për Serbinë dhe për ata që duan zhdukjen e shqiptarëve.

Ja reagimi i plotë i Z. Ngjela:
“Pse ende ne shqiptarët nuk po bëjmë dot një bashkim kombëtar? Sepse nuk jemi të aftë që ta mendojmë këtë jo shpejt, por ngadalë e me sistem. Po ku qëndron paaftësia jonë? Është shumë e fortë ende agjentura e Serbisë në Shqipëri dhe, sidomos në rangjet e larta të politikës shtetërore në Kosovë.

Related article  'Shpetimtari nga SHBA' Pilinci zbulon kush jane pronaret e BRRYLLIT DHE LOLITES, kush eshte pronari qe u dhunua eger (EMRAT-FOTO)

Por është edhe politika ruse ajo që po bën çdo lëvizje kundër bashkimit të shqiptarisë, dhe deri diku edhe politika franceze. Po politika amerikane ku është? Ajo nuk është shprehur; por kuptohet se bashkimin kombëtar të shqiptarisë në Ballkan, politika amerikane e ka në një interes imediat të madh.

Federata shqiptare, frika e përhershme e Serbisë
Por asgjë nuk bën dot politika ruse, sepse procesi i një bashkimi gjithëshqiptar ka filluar, qëkurse Kosova mori pavarësinë e saj. Dhe sot brenda në Kosovë ka trupa amerikane. Por pengesa duket se është kryeministri aktual Rama i Shqipërisë që është në politikë me krahun e Francës.

Por gjithsesi serbët atje e kanë mendjen – të mos lejojnë një marrëveshje aleance ushtarake Shqipëri – Kosovë; por dihet se në këtë çështje serbët janë jashtë kohës dhe hapësirës. Kjo sepse mendimi i politikës së lartë të Serbisë është ende në shekullin e XIX – të.

Related article  VIDEO/ Nxehet situata në BB mes Laertit dhe transgjinores: “Do të doje që…”

Serbët sot, nga mllefi i madh antishqiptar që kanë si histori, janë ende në konceptet e tyre të barabarta me vitin 1912-1913, kur i tmerroi pavarësia e Shqipërisë. Prandaj serbët nuk mund ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, ngaqë kuptohet se ia kanë shumë frikën federatës shqiptare Albania që mund të krijohet.

Se dihet që kjo federatë shqiptare, si fillim, do të quhet Albania, me dy shtete – Shqipëri dhe Kosovë, por më pas kuptohet se do të vijnë edhe Çamëria me Maqedoninë e Veriut.

Dhe kjo ka qenë arsyeja që këtë pavarësi Serbia e ka luftuar me të gjitha mjetet, madje edhe me pastrime etnike kundër shqiptarëve. Por nuk e arritën dot. Kurse tani është fakt historik se, për pavarësinë e Kosovës, Amerika e NATO kanë bombarduar Beogradin.

Ballkani në prag ndryshimesh, koha e shqiptarisë
Në fakt me pavarësinë e Kosovës Serbia ka hyrë në një krizë historike nga e cila ajo mund të shkojë deri në shpërbërjen e saj. Dhe kjo kuptohet se tani i ka hedhur serbët që të përgatiten në një luftë të re në Ballkan; sepse e kanë shpresën te Rusia dhe shpresonin shumë edhe te politika e re Trump në Amerikë, kur ajo i tërhoqi të gjithë trupat nga vendet jashtë Amerikës.

Related article  “Parashqevia ka qenë në kërkim të një ëndrre”, Nora Malaj: Momenti kur sheh ikonën tënde…

Dhe trupat Amerika i tërhoqi edhe nga Kosova. Por Uashingtoni shpejt i ktheu serish trupat e NATO-s amerikane në Kosovë, se u ngrit tensioni në Kongresin Amerikan. Dhe tamam në këtë kohë Beogradi është bombarduar me vendim të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; dhe të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Dhe Kosova fitoi pavarësinë si shtet i pavarur. Prandaj tani politika shqiptare në shtetet e saj në Gadishullin Ilirik duhet të jetë shumë aktive. Kurse Serbia kuptohet që po gjendet në një lëvizje politike ndërkombëtare pa efekt pozitiv.

Të gjithë krerët nacionalistë të Serbisë kanë deklaruar: “Ose ne, ose shqiptarët në Ballkan; sepse nëse ne do t’i lemë që ata të grupohen në disa shtete, do të na dëbojnë nga Gadishulli i tyre”.

Por ja që tani janë dy shtete shqiptare në Gadishullin Ilirik, dhe procesi po vijon; sepse po kuptohet që historikisht kjo është koha e shqiptarisë”, shkruan Ngjela në rrjetet sociale.

Published inShowbizz