Skip to content

Sinjali i ambasadorit gjatë votimit për kreun e SPAK! Gazetari zbulon prapaskenat: Ja çfarë nuk u pa

Procesi i zgjedhjes së kreut të ri të SPAK ka sjellë jo vetëm diskutime të forta publike, por edhe skena që kanë ndodhur larg kamerave. I ftuar në një emision televiziv, gazetari Eni Ferhati, i cili ndoqi nga afër mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë këtë të enjte, rrëfeu një episod domethënës gjatë numërimit të votave që çuan Klodian Brahon drejt fitores.

Sipas Ferhatit, atmosfera në sallë ishte e tensionuar teksa po numëroheshin votat njëra pas tjetrës. Fillimisht, votat u ndanë në mënyrë të barabartë: 3 për Brahon dhe 3 për kandidatin tjetër, Altin Xholi, duke krijuar idenë se procesi mund të shkonte drejt një balotazhi.

Related article  Vrau burrin bashke me dashnorin, reagon nga Kanadaja e tmerrshmja Kejsi, ja cfare bën...

Mirëpo, situata ndryshoi menjëherë pas votës së gjashtë. Ferhati tregon se çdo votë pasuese shkoi për Klodian Brahon:
4 me 3
5 me 3
6 me 3

“Momenti ishte kulminant,” – tha gazetari. – “Në çastin kur u hodh vota vendimtare dhe u kuptua qartë se Braho po e merrte drejtimin e SPAK, pashë një episod interesant.

Related article  Tri ditë para finales, Olta ben veprimin qe nuk e priste askush (FOTOT)

Një nga ambasadorët e pranishëm, pothuajse sa nuk hodhi bërrylin për t’i dhënë sinjal një ambasadori tjetër, me mesazhin e qartë: ‘Puna u krye’. Ishte një reagim i menjëhershëm, një lloj komunikimi i heshtur që tregonte kënaqësinë për rezultatin.”

Ferhati theksoi se nuk bëhej fjalë për interpretime personale, por për një situatë që ai e kishte parë vetë, si dëshmitar i drejtpërdrejtë në sallë – një moment i shkëputur nga vëmendja e kamerave dhe i paekspozuar deri më tani.

Related article  Lajm i dh*mbshem! Gazetari i njohur shqiptar ne zi, jep njoftimin

Ky koment ka ngjallur reagime dhe interpretime të shumta, sidomos mbi nivelin e ndikimit që partnerët ndërkombëtarë mund të kenë pasur në procesin e zgjedhjes së kreut të SPAK. Për momentin, asnjë nga ambasadat nuk ka bërë një deklaratë publike mbi këtë episod.

Published inLajme