Zbulohet fotoja e 24-vjeçares, Kejsi Spaillari, e shpallur në kërkim nga prokuroria e Korçës për akuzën e “Vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim në dëm të viktimës, Antonio Karafili.
Pasi është vënë në dijeni për shpallen në kërkim të saj, nga Kanadaja ku ndodhet, 24-vjeçaria ka përshëndetur përmes rrjeteve Sociale në një mënyrë të pazakontë, duke nxjerë gishtin e mesit.
Siç shihet dhe në foto, kjo është përshëndetja që e pandehura Kejsi Spaillari, i dërgon organeve të drejtësisë në Shqipëri dhe mediave, të cilat gjatë ditës së sotme kanë shkruar gjerësisht për të.
