Skip to content

A duhet të ikë Berisha? Paloka e thotë hapur: Ai …

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe situatën aktuale politike në vend.

Paloka ka ripërsëritur qëndrimin e tij se në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira pa formimin e një qeverie teknike dhe pa largimin nga posti i kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, zgjedhjet e 11 majit konfirmuan atë që Partia Demokratike dhe organizata ndërkombëtare kishin paralajmëruar, duke i cilësuar ato si jo të lira dhe të drejta për shkak të shkeljeve të shumta.

Related article  Erdhi per te rregulluar dhembet me lire ne Shqiperi, nderron jete italiani (detajet e renda)

Megjithatë, Paloka ka pranuar se pavarësisht rezultatit, brenda Partisë Demokratike ka pasur një frymë shprese për këto zgjedhje. Ai ka përmendur disa faktorë që kanë ndikuar në këtë optimizëm, duke përfshirë rikthimin dhe bashkimin e PD-së, riposedimin e simboleve të partisë, fitoren e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara dhe afrimin e PD-së me administratën e tij.

I pyetur për zërat brenda partisë që kërkojnë largimin e Sali Berishës pas humbjes në zgjedhje, Paloka ka dalë në mbrojtje të tij. Ai ka theksuar se Berisha është figura kryesore që e ka nxjerrë Partinë Demokratike nga një situatë e vështirë dhe e ka ngritur atë brenda pak muajsh, pavarësisht vështirësive si arresti shtëpiak dhe mungesa e financave. Paloka ka vlerësuar energjinë e Berishës gjatë fushatës elektorale, duke thënë se ai ka mbajtur peshën kryesore të fushatës dhe ka marrë mbështetjen e dukshme të simpatizantëve.

Related article  LAJM I FUNDIT/ Konfirmohet, kryebashkiaku zyrtarisht nën hetim nga SPAK. Zbardhen akuzat

Në intervistë, Paloka ka argumentuar se Partia Demokratike ka hyrë në zgjedhje me shpresën për të fituar, por ka theksuar se me një kryeministër si Edi Rama në pushtet, zgjedhje të lira dhe të barabarta nuk mund të ketë. Ai ka përsëritur qëndrimin se vetëm një qeveri teknike mund të garantojë një proces zgjedhor të ndershëm.

Related article  I kërkuar për vrasje në Shqipëri, si u fsheh për 4 vite në Britani! Pagoi 50 mijë € për “kokën” e...

Lidhur me përgjegjësinë e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve, Paloka ka shmangur një përgjigje direkte, duke u fokusuar në atë që ai e konsideron si ndërhyrje të qeverisë në procesin zgjedhor nëpërmjet praktikave të blerjes së votës dhe shkeljeve të ligjit. Ai ka përmendur disa elemente si paqja fiskale, shpërndarja e parave për pensionistët dhe çështja e kanabisit si forma të blerjes së votës nga ana e qeverisë.

Published inLajme