Skip to content

‘A do i njohe zgjedhjet’ Flet Sali Berisha pas rezultatit dhe ka nje mesazh te forte: Vetem ai…

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit, duke ngritur akuza të forta ndaj Partisë Socialiste për parregullsi dhe manipulim të zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Partia Demokratike po pret rezultatin, por do të bëjë një vlerësim të plotë për situatën.

“Presim rezultatin, PD do bëjë gjithë vlerësimin e saj. Kur mbillen dhjetëra hektarë kanabis për votë, kur punësohen me mijëra persona për të blerë vota, kur ngrihen zyra ilegale të PS pranë qendrave të votimit, kjo nuk është më garë e ndershme,” deklaroi Berisha.

Related article  Lʋfta – Ergogan futet fuqíshȅm në lojë. Zbardhet lëvizja e fundit: Unë do t’ju...

Ai gjithashtu përmendi faljen e 150 milionë eurove gjoba për mbi 170 mijë qytetarë si një tjetër formë e ndikimit elektoral.

Berisha theksoi se “bandat kanë ndërhyrë në zgjedhje” dhe përmendi raste të pretenduara të blerjes së votës për 100 euro. “Kjo nuk është përgjegjësi e opozitës,” tha ai, duke lënë të kuptohet se PD do të mbajë qëndrim pas përfundimit të numërimit të plotë.

Related article  Del dokumenti bombastik qe Partia Demokratike i ka derguar Trump, ja cfare shkruhet (FOTO)

Sali Berisha në deklaratë për mediat: Presim rezultatin, PD gjithë vlerësimin e saj do ta bëjë. Nëse mbillen dhjetarë hektarë kanabis për votë, nëse punësohen dhjetëra e mijëra punonjës për votë, nëse patë zyrat ilegale të PS-së pranë qendrave të votimit, nëse patë faljen e 150 milionë euro gjoba, të mbi 170 mijë qytetarëve, emrin zgjedhjeve ia vini vetë.

Related article  Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Tiranë/ 5 të arrestuar, bien në pranga baballarët me djemtë

Të numërojmë çdo votë. Bandat kanë ndërhyrë në zgjedhje. Nëse jepet 100 euro për votë, kjo nuk është përgjegjësi e opozitës. Nuk ka forcë në botë që pengon shqiptarët të votojnë të lirë.

Published inLajme