Skip to content

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Tiranë/ 5 të arrestuar, bien në pranga baballarët me djemtë

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë, pas sherrit të dhunshëm mes dy familjeve në Valias të Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç(babë e bir), pasi në Valias, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dyshohet me sende të forta.
Published inLajme