Skip to content

E rëndë! Humb jetën biznesmeni i njohur shqiptar. Mbeti i bllokuar tek porta dhe i ra sipër

Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Bashkim Rushani, ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së mërkurës, pas një aksidenti në vendin e punës në Casarano, në provincën e Leçes, në Itali.

Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si Contrada Spagnolo, ku 61-vjeçari, pronar i një kompanie ndërtimi, mbeti i bllokuar poshtë një porte rrëshqitëse metalike që u rrëzua papritur mbi të.

Related article  Shteti me mijra shqiptare tr*nditet nga nje ngjarje e rende

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar jetën e shqiptarit. Mjekët konstatuan vdekjen e tij në vend.

Related article  Dhimbje e madhe! U përplas me audin dhe ra nga mbikalimi! Shoferi i betonieres vdes në vend, ja çfarë po ndodh me shoferin e audit

Pas aksidentit, në zonë mbërritën edhe efektivët e Karabinierëve, si dhe inspektorët e SPESAL-it, strukturës italiane përgjegjëse për parandalimin dhe sigurinë në vendin e punës, të cilët po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Related article  Rama: Dorëheqjen do ta jap në kete vit

Autoritetet pritet të përcaktojnë shkaqet që çuan në rrëzimin e portës dhe aksidentin fatal që i mori jetën 61-vjeçarit shqiptar.

Top Channel

Published inNEWS