Skip to content

Erion Veliaj shtrohet në spital

Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor të Burgut të Fierit, i cili ndodhet brenda të njëjtit institucion penitenciar.

Lajmi është raportuar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Related article  Reagon Luiz Ejlli pas videove te fundit

Sipas burimeve pranë burgut, zhvendosja e kryebashkiakut të Tiranës ka ardhur pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH), si dhe ankesave të vetë Veliajt lidhur me trajtimin dhe vlerësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Related article  Aksidenti i rëndë, biçiklisti përplaset nga “Benz”-i

Veliaj ka pretenduar se gjendja e tij shëndetësore nuk është vlerësuar siç duhet, duke iu referuar edhe dëmtimeve në këmbë, të cilat, sipas tij, i ka marrë gjatë qëndrimit në Burgun e Durrësit.

Related article  Pas ditëve përvëluese, Shqipëria merr frymë: ja kur rikthehen reshjet
Published inNEWS