Skip to content

Aksidenti i rëndë, biçiklisti përplaset nga “Benz”-i

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnatës në autostradën Lushnjë-Tiranë, pak para urës mbi Shkumbin.

Një mjet tip “Benz”, me targa AB797FZ ka përplasur për vdekje një person që udhëtonte me biçikletë.

Related article  Mesazhi koduar? Elisa Spiropali u thotë atë që do shkundë Edi Ramen, askush nuk e priste

Përplasja ka qenë fatale dhe biçiklisti ka humbur jetën në vendngjarje dhe ende mbetet i paidentifikuar.

Policia e qarkullimit rrugor ka bllokuar kahun e lëvizjes drejt Tiranës për të kryer dokumentimin e ngjarjes.

Related article  “Kisha vite që kisha humbur…”, Bes Kallaku flet hapur për nusen e tij të re: Ejona, të dua! Erdhi koha ta

Sipas të dhënave të para hetimore, dyshohet se drejtuesi i biçikletës ka qenë duke udhëtuar në mes të rrugës dhe drejtuesi i “Benz”-it, edhe pse është munduar ta devijojë mjetin, nuk ka shmangur dot përplasjen fatale

Related article  Më lini ta përqafoj, më zgjidhi hallet! Dua ta falenderoj

Published inNEWS