Skip to content

Policia me “dorë të hekurt”, gjobit 36 protestues që bllokuan rrugët në Tiranë

36 protestues janë gjobitur nga policia e Tiranës pasi bllokuan rrugën gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit.

Njoftimi i policisë

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 36 masa administrative, në zbatim të Aktit Normativ.

Related article  Rrihet në vendin e punës djali i prokurorit të njohur

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Related article  Rama vjen me dy dokumente në mbledhjen e grupit, “frikësohen” ministrat!

Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.

Related article  Del foto e 26 vjecares qe iu nderpre jeta ne lule te rinise

Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lajmi në përditësim…

Published inNEWS