Skip to content

Ministria e Mbrojtjes jep lajmin e fundit per efektivin

Ministria e Mbrotjes ka reaguar për plagosjen e rëndë të efektivit gjatë kryerjes së shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës teksa ishte duke kryer detyrën si roje.

Në njoftim thuhet se efektivi me inicialet E.D, është plagosur në shpatull me armën e shërbimit, ku menjëherë pas ngjarjes ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Related article  Tanja Porja plas parashikimin e frikshëm: Korriku do të arrijë deri në 43°C, zbulohet data kur nis "ferri"!

Gjithashtu, bëhet me dije se efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia Ushtarake është duke hetuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi:

Ministria e Mbrojtjes informon se, më datë 3 nëntor 2026, rreth orës 16:46, gjatë kryerjes së shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës, efektivi E.D është plagosur në shpatull me armën e shërbimit.

Related article  Mjeket japin keshillen e arte mos neglizhoni kete gje

Menjëherë pas ngjarjes, efektivit iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Beratit.

Sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Krimi në familje, vr*u gruan me armë gjahu, identifikohet autori dhe viktima (EMRAT)

Efektivi është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, për të vijuar trajtimin mjekësor të specializuar.

Policia Ushtarake ndodhet në vendngjarje dhe po vijon procedurat për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Published inNEWS