Skip to content

Tanja Porja plas parashikimin e frikshëm: Korriku do të arrijë deri në 43°C, zbulohet data kur nis “ferri”!

Meteorologia Tanja Porja paralajmëron se korriku do të jetë edhe më i nxehtë se qershori, me temperatura që në disa zona të vendit mund të kalojnë 41-42°C, ndërsa nuk përjashtohet që lokalisht të afrohen edhe me rekordet historike.

“Tirana ka shënuar 40.1 gradë, Shkodra ka kapërcyer 41 gradët dhe në fakt këto i takojnë muaj qershor, por ne presim jo vetëm 41 por më shumë se 41 gjatë muajit në të cilin sapo kemi hyrë në korrik. Pritet korriku të jetë goxha më përvëlues se qershori. Presim 41-42 gardë gjatë korrikut, por intensiteti mund të jetë i lartë, pra vlera termike mund të arrihet 42.5 pesa apo 43.”, tha Porja në Dita Jonë.

Related article  Lawrence O’Donnell’s Surprising Power Play at MSNBC—Behind the Scenes, He’s Pulling Strings and Rewriting the Rules of American Broadcast News!”

Sipas saj, freskimi i motit që nisi në ditët e para të korrikut do të zgjasë vetëm për pak ditë, me temperatura maksimale 34-36°C në pjesën më të madhe të vendit. Megjithatë, pas datës 7 korrik pritet një valë e re e të nxehtit, e shkaktuar nga depërtimi i masave ajrore shumë të nxehta nga Afrika e Veriut.

“Ndërsa vala e parë e korrikut që ne presim pas pak ditësh, nga data shtatë ose përtej datës 7 korrik dhe në vijim, ne presim një tjetër valë të nxehti, e cila ka dhënë sinjale që do të jetë me intensitet më të lartë, çfarë nënkupton që ka një hyrje, një depërtim të masës ajrore të nxehtë të veriut të Afrikës shumë më lartë sesa Ballkani. Do të shkojë deri lart në verilindje të Europës dhe sa më lart drejt verilindjes së Europës të ngjitet kjo masa ajrore aq e nxehtë, aq më problematike do të jetë ajo për Shqipërinë dhe për Ballkanin. Duke bërë që temperatura tipike të veriut të Afrikës të shënohen në Italinë e jugut në Greqi, Turqi, në këto ishujt e Mesdheut, rrjedhimisht edhe në territorin shqiptar”, tha meteorologia.

Related article  Danny Go's Daniel Coleman Opened Up About Watching Son 'Decline' in Emotional Final Post Before Teen's Death

Porja shpjegoi se, ndryshe nga vala e gjatë e qershorit, e cila ushtroi stres të vazhdueshëm termik mbi organizmin, vala e parë e korrikut pritet të jetë më intensive, por me kohëzgjatje më të shkurtër, rreth 4-5 ditë.

Related article  Massachusetts Gov. Maura Healey Expands $30,000 Rental Aid for Migrant Families

Meteorologia paralajmëroi gjithashtu se temperaturat e larta do të favorizojnë formimin e stuhive lokale me reshje intensive, breshër dhe erëra të forta, veçanërisht në zonat malore dhe kodrinore, duke rrezikuar edhe dëmtimin e kulturave bujqësore.

Ajo theksoi se lagështira e lartë e ajrit do ta bëjë vapën të ndihet edhe më e rëndë, duke rritur ndjeshëm temperaturën e perceptuar. Sipas Porjas, kushtet më të favorshme klimatike për pushime gjatë verës mbeten zonat malore dhe liqenore, veçanërisht Pogradeci dhe Puka.

Sipas parashikimeve, edhe gushti pritet të jetë shumë i nxehtë, ndërsa temperaturat mbi normalen mund të vijojnë edhe gjatë 10 ditëve të para të tetorit.

Published inNEWS