Skip to content

E fundit! Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, ja sa do të jetë shuma që do marrin

Pensionistët do të përfitojnë një bonus vere me vlerë 5000 lekë, njoftoi ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë. Nga dita e nesërme nis shpërndarja e tij.

“Vendosëm të akordojmë një bonus për pensionistët, do të jetë bonusi i verës me vlerë 5000 lekë. Janë mbi 777 mijë pensionistë që do të përfitojnë nga ky bonus, persona me statusin e invaliditetit.

Related article  One Texas sheriff predicted the biblical floods that killed nearly 100... now he's breaking his silence to say how lives could have been saved

Efekti financiar i këtij bonusi është rreth 3.7 miliardë lekë. Do të vazhdojmë të kemi vëmendje të shtuar për të ardhurat e pensionistëve.

Related article  Federal officials, dispatch call reveal what happened during Vance Boelter's rampage

Ky bonus jepet për herë të parë në mes të vitit. Ai do të nisë të shpërndahet nga dita e nesërme. Bonusi i shtohet bonusit që pensionistët janë duke marrë që nga janari”, tha ministrja.

Gjithashtu është rritur masa e garancisë sovrane për bizneset.

Related article  Search results for: Reports Claim Tension Erupted During Alleged Trump–Xi Meeting, Sparking Online Reactions

“Rritet masa e garancisë sovrane për mbështetjen e bizneseve. Ky vendim lidhet me programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde” që u dedikohet gjithë bizneseve në Republikën e Shqipërisë. Norma e interesit që do të aplikohet nga bankat do të jetë mesatarisht 2%”, tha Ibrahimaj.

Published inNEWS