Rama braktisi studion pasi u pyet për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Jared Kushner, gazetari amerikan publikon emisionin e plotë (Video)

Siç ishte raportuar më parë, një incident ka ndodhur gjatë një interviste të kryeministrit Edi Rama me gazetarin Andrew Callaghan për platformën “Channel 5”.

Kreu i qeverisë shqiptare ka ndërprerë bisedën dhe ka braktisur në mënyrë të papritur intervistën përpara përfundimit të saj.

Related article  Në mesin e protestave, Bled Mane për Mirela Kumbaron

Tensioni nisi kur Callaghan ka drejtuar pyetje të forta lidhur me çështje të ndjeshme.

Intervista po fokusohej për korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës në Shqipëri.

Related article  E fundit! Kush përfiton dhe sa do të marrë çdo muaj? Ja kategoritë dhe kushtet

Situata është rënduar kur gazetari amerikan ka pyetur kryeministrin Rama mbi lidhjet e tij duke përmendur specifikisht marrëdhëniet e tij me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, dhe projektet e tij në bregdetin shqiptar.

Related article  Banorët dëgjonin të qara që vinin nga varrezat gjatë natës, sho kohen në mëngjes nga ajo që shohin

Tashmë, emisioni është publikuar i plotë nga platforma.