Postimi i fundit i Nedes

Moderatorja Neda Balluku ka ndarë një tjetër mesazh emocional në rrjetet sociale, ku ka folur për mungesën e dy djemve të saj, Zait dhe Serzhit, të cilët, sipas saj, prej kohësh nuk ka mundur t’i takojë.

Përmes një postimi të gjatë në Instagram, ajo ka përshkruar dhimbjen dhe pritjen që përjeton si nënë, duke treguar se sa shumë ka ndryshuar përditshmëria e saj nga mungesa e fëmijëve.

“Kur çunat nuk vijnë, mosha ime ndalet. Çdo rrudhë shfrytëzon ajrin që mungon dhe veten ripërtërin. Papritur unë jam më e re, më e vogël, më e dobët, më e brishtë, por më e lodhur, më në pritje, më e humbur dhe më pa shpresë. E megjithatë, ende nënë”, shkruan moderatorja.

Related article  “Pse njerëzit, të tjerë duan por me të tjerë martohen?”, e pyeti studenti… Mësuesi i jep përgjigjen e jetës!

Në rrëfimin e saj, Neda ndalet edhe te kujtimet e vogla që lidhen me secilin prej djemve, nga buzëqeshja e Zait kur e sheh deri te shprehjet e fytyrës së Serzhit, të cilat, siç tregon ajo, i kujtojnë ngjashmërinë e tij me të ëmën.

Related article  Doctors reveal that eating figs causes…

Moderatorja zbulon gjithashtu se ka njerëz që e këshillojnë të mos i bëjë publike ndjenjat e saj, por për të, asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa fëmijët.

“Kur çunat nuk vijnë, të tjerët më pyesin se çfarë po pres. Të tjerët më thonë mos e shkruaj atë që ndjen. Të tjerët më thonë të tjera gjëra. Por askush dhe asgjë nuk vlen as sa çunat, qoftë edhe kur nuk vijnë. Edhe mungesa e tyre është prani”, përfundon ajo.

Related article  Nuk duroi dot deri ne fundjave! Ministrja e Shëndetësisë i jep dorëheqjen në sy Edi Ramës

Ky rrëfim vjen pas ndarjes së Nedës nga ish-bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, me të cilin ka pasur edhe mosmarrëveshje ligjore. Në janar të vitit 2026, sipas raportimeve të mëparshme, të dy iu drejtuan gjykatës për urdhra mbrojtjeje, në kuadër të pretendimeve të ndërsjella për dhunë.

Neda ka zgjedhur të ndajë publikisht përjetimet e saj si nënë, ndërsa rrethanat e plota të situatës familjare dhe të takimeve me fëmijët nuk janë sqaruar në postimin e fundit.