Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm

Emilian Vishkulli, vëllai i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës së djeshme, ka vlerësuar mbështetjen e strukturave shtetërore për trajtimin mjekësor dhe transportimin e të vëllait drejt Romës.

Në një prononcim për Klan News, ai ka bërë të ditur se transportimi drejt Italisë u realizua me një avion të posaçëm, me mjekë të dedikuar për të garantuar udhëtimin e sigurt të të plagosurit.
“Kemi pasur një avion të posaçëm për këtë punë, me mjekë që ishin kastile për pjesën e vëllait”, është shprehur Emilian Vishkulli.

Related article  Pistat e hetimit te shkakut te aksidentit te rende

Ai theksoi se familja ka marrë mbështetjen e nevojshme nga institucionet shtetërore, të cilat janë angazhuar për të siguruar transportin dhe për të përballuar nevojat e deritanishme të trajtimit.

“Për çdo lloj gjëje, ne na është përgjigjur struktura shtetërore, si avioni që na pruri. Të gjitha i ka prurë shteti. Deri tani, në këtë moment, kanë ardhur strukturat shtetërore”, ka deklaruar ai.

Related article  A plus-size influencer has spoken out after facing criticism from neighbors, defending her body and confidence.

Vëllai i 28-vjeçarit ka vlerësuar gjithashtu ndihmën e ofruar nga shërbimet shëndetësore në Shqipëri dhe angazhimin e institucioneve gjatë gjithë procesit të transportimit dhe trajtimit të të plagosurit.
“Strukturat shtetërore na janë përgjigjur në mënyrën më korrekte. Si mjekësia në Shqipëri, si dhe transporti dhe çdo gjë, na janë gjendur dhe janë munduar të bëjnë më të mirën e mundshme”, ka deklaruar ai.

Related article  U hiqet certifikata e sigurisë 10 oficerëve të Policisë! Mes tyre dhe 6 në nivel drejtues

Sa i përket gjendjes shëndetësore të Erjonit, Emilian Vishkulli ka bërë të ditur se ajo është më e stabilizuar dhe se mjekët kanë dhënë sinjale pozitive për rikuperimin e syrit. Sipas tij, ndërhyrja e dytë kirurgjikale pritet të kryhet nesër.