Lajm i fundit, ja si eshte gjendja e Erjonit

Pretendimet se qeveria ka lënë në baltë familjen Vishkulli, duke mos marrë përsipër kostot e operacionit të djalit të tyre, tashmë kanë rënë. Pas replikës së bërë nga kryeministri Rama me një qytetare që identifikohet në rrjet si motra e Erjon Vishkullit, një tjetër reagim nxjerr në pah se shteti ka marrë përsipër të gjitha kostot për shërbimin e nevojshëm mjekësor për Erjonin.

Emiljan Vishkulli, vëllai i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, në një intervistë ekskluzive për Klan News, duke falenderuar gatishmërinë e strukturave shtetërore që mundësuan transportimin e të vëllait drejt Italisë, ka zbuluar se gjendja e të vëllait është më e stabilizuar. Ndërsa ka zbuluar se mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit.

Related article  Nderron jete aktori shume i njohur i humorit

Gjithashtu Emiljani bëri me dije se Erjoni pritet t’i nënshtrohet operacionit të dytë ditën e nesërme, me shpresën që ndërhyrja të ketë rezultate pozitive.

“Gjendja e Erjonit duket më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për pjesën e rikuperimit të syrit. Shpresojmë që vëllai, të na vijë ashtu siç e patëm. Kemi pasur një avion të posaçëm, me mjekë që ishin kastile për vëllain. Për çdo lloj iniciative na janë  përgjigjur strukturat shtetërore, si avionin.. të gjitha i ka sjellë shteti deri në këto momente. Gjendja e vëllait duket mirë dhe strukturat shtetërore na janë përgjigjur në mënyrë korrekte. Nesër pritet që të bëhet operacioni i dytë, që shpresojmë që të jetë me lajme të mira“, thotë Emiljan Vishkulli.

Related article  Fundjava deri në 41°C/ Metereologia Lajda Porja: Vala e të nxehtit do të qëndrojë deri…

Pas intervistës së dhënë nga vëllai i Erjonit, ka reaguar sërish dhe kryeministri Rama i cili përbri videos së momentit kur Emiljan Vishkulli jep detaje shkruan: UNË NUK GËNJEJ edhe pse nuk i them të gjitha, sidomos për ata që tërë këto ditë po gatuajnë mish për top nëpër ekranet e tyre të korruptuara.