Ngjarje e rëndë në Gjilan me humbje jete

Një grua ka vdekur në spitalin rajonal të Gjilanit, pasi ishte rrëzuar në rrugë të shtunën.

Sipas raportit të Policisë, viktima ishte dërguar me shenja jete në spital nga ekipi i emergjencës, por pas një kohe ka ndërruar jetë. Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku.

Related article  Greg Biffle's Friends Schemed to Steal Thousands After His Plane Crash Death, Police Records Allege

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Related article  From Struggling with Weight to Making a Difference: A Woman’s Inspiring Story

“HETIM I VDEKJES/Gjilan / 24.10.2026 – 18:36. Raportohet se derisa ka qenë në rrugë viktima f/k ishte rrëzuar (në rrugë). Viktima me shenja jete me ndihmë të shpejtë urgjente është dërguar në spitalin rajonal në Gjilan, por pas një kohe ka ndërruar jetë vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related article  Ultimate Guide: How AI Transforms Wealth Management, B2B SaaS, and Insurance in 2026