I riu u q*llua me pl*mb gome në sy, një tjetër qytetar u g*dit pa mëshirë,

Një lajm shqetësues vjen për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë.

Gazetari Flavio Qarri ka njoftuar se i riu ka humbur shikimin në syrin e majtë, pas dëmtimit të rëndë të pësuar gjatë protestës, ku dyshohet se është goditur me plumb gome.

Related article  Reagon kreu i Policise se Shtetit

Vishkulli u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku, sipas raportimeve, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për trajtimin e plagës në sy.

28-vjeçari është një emër i njohur për tifozët e futbollit shqiptar. Ai është pjesë e grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe prej vitesh ndjek Kombëtaren shqiptare në stadiume, duke qenë një nga tifozët e saj të përkushtuar.

Related article  Jep doreheqjen nga posti i rëndësishëm

Pamjet e tij me fytyrën e mbuluar nga gjaku, menjëherë pas plagosjes, qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale dhe shkaktuan shqetësim.

Njoftimi i Qarrit për humbjen e shikimit është një zhvillim i rëndë, por deri më tani nuk është konfirmuar me një raport mjekësor publik nëse dëmtimi është i përhershëm.

Related article  Përfshihet nga flakët autobusi, raportohen dy viktima

Ndërkohë, mbeten për t’u sqaruar rrethanat e sakta të plagosjes dhe lloji i mjetit që shkaktoi dëmtimin.

Raportimet e mëparshme konfirmojnë transportimin e Vishkullit në spital dhe trajtimin kirurgjikal, por jo ende përfundimin mjekësor për humbjen e shikimit.