‘Shkundet’ Toka ne vendin me mijra shqiptare

Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur jugun e Italisë këtë të premte, me epiqendër në detin Tirren. Brenda më pak se gjysmë ore, autoritetet kanë regjistruar të paktën pesë lëkundje sizmike në këtë zonë.

Related article  Revolta qytetare/ Protestuesit befasojnë, sjellin para Kryeministrisë një…

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali (INGV), lëkundjet e para nisën në orën 11:51, ndërsa tërmeti më i fortë u regjistrua në orën 12:19.

Related article  Man with rare skin condition hits back after AI brands him a ‘zombie’ in viral photo

Lëkundja kryesore kishte magnitudë 5.7 dhe epiqendrën në një thellësi prej rreth 9 kilometrash nën sipërfaqen e detit.

Aktiviteti sizmik është ndier edhe në qytetin e Palermos, në ishullin e Sicilisë, ku banorët kanë perceptuar lëkundjet e tokës.

Related article  Nuk do kenë vrimë miu ku të futen! Artan Hoxha jep lajmin e ZI për policët: Jeni kapur të gjithë, do mallkoni veten nga ajo çfarë do u gjejë

Brenda një intervali të shkurtër kohor, zona është përfshirë nga disa lëkundje të njëpasnjëshme, ndërsa ajo e orës 12:19 rezultoi më e forta nga pesë të regjistruarat.