E fundit! Nuk humb kohë Edi Rama, emëron Ministren e re, kush sapo mori postin e madh

Adea Pirdeni do të drejtojë Ministrinë e Administratës Publike, duke lënë pas pozicionin e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Ndryshimi është formalizuar përmes dy dekreteve të Presidentit Bajram Begaj, të cilat mbajnë të njëjtën datë, 19 tetor 2026.

Related article  Selin Bollati: “Është larguar nga shtëpia”/ Kërkohet ndihmë

Fillimisht, me dekretin nr. 521, Kreu i Shtetit ka liruar Pirdenin nga detyra që mbante deri më tani në kabinetin qeveritar. Më pas, përmes dekretit nr. 522, ka dekretuar emërimin e saj në krye të Ministrisë së Administratës Publike. Në këtë mënyrë, Pirdeni vijon të jetë pjesë e kabinetit të kryeministrit Edi Rama, por tashmë me një portofol ministror të veçantë.

Related article  Prinderit perballen me ngjarjen e rende ne udhetimin e tyre

Dy dekretet i japin formë zyrtare ndryshimit të paralajmëruar më herët në strukturën e qeverisë, duke e kaluar administratën publike nën përgjegjësinë e një ministrie më vete. Kështu, shkarkimi dhe emërimi i Pirdenit në të njëjtën ditë nuk lidhen me largimin e saj nga ekzekutivi, por me kalimin nga posti i ministres së Shtetit në drejtimin e Ministrisë së re.

Related article  Ngjarje e rende ne kufi, humbet jeten nje efektiv policie