Familja e Gani Geci sapo dha lajmin e dh*mbshëm per Ganiun

Gani Geci ka përjetuar një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore gjatë qëndrimit në Burgun e Pejës, pasi tensioni i gjakut i ka rënë në nivele shumë të ulëta.

Lajmin e ka bërë të ditur Rilind Geci, i cili në emër të familjes Geci ka njoftuar opinionin publik për gjendjen shëndetësore të tij.

Related article  Ish banori i BBVK jep lajmin e trishte

Sipas njoftimit, më 20 tetor 2026, rreth orës 15:00, gjatë një kontrolli rutinor, Gani Gecit i është regjistruar tensioni i gjakut në vlerat 60 me 40, pa pasur simptoma paraprake.

Familja ka bërë të ditur se aktualisht stafi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës po angazhohet për të identifikuar shkaqet e kësaj rënieje të papritur të tensionit.

Related article  Befasuese ndryshon Kodi Rrugor, ja c'ju pret

Në reagimin e saj, familja Geci ka falënderuar stafin e Burgut të Pejës për kujdesin, reagimin profesional dhe angazhimin institucional.

“Në këto momente të vështira, familja jonë vlerëson lart përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin e të gjithë atyre që po angazhohen për shëndetin dhe mirëqenien e vëllait tonë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Rilind Geci.

Related article  Family Shares 'Encouraging' Update Following Heartbreaking News Days After Bride's Return from Honeymoon Nightmare

Deri më tani, familja nuk ka bërë të ditur shkakun e rënies së tensionit, ndërsa po priten rezultatet e vlerësimeve mjekësore.