Dorëheqje masive nga efektivët dhe sh*ntazh ndaj pedagogëve?!

Albert Nushi, shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike, ka dalë me urgjencë me një deklaratë për mediat dhe opinionin publik, duke sqaruar se lajmet që po qarkullojnë ditët e fundit në rrjetet sociale, janë të pavërteta dhe synojnë të dëmtojnë imazhin e Policisë së Shtetit.

Lidhur me pamjet e publikuara nga Rinasi, ku pretendohet se shtetas të huaj sillen në Shqipëri, për t’u mbajtur në burg, sqarojmë se këto pretendime janë të pavërteta. Bëhet fjalë për shtetas që transportohen nga Italia drejt Gjadrit, në qendrën e pritjes për emigrantët e paligjshëm.

Related article  Dhimbje e madhe, del foto e dy shqiptareve

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, disa mësuesve dhe pedagogëve u janë dërguar mesazhe në emër të Policisë së Shtetit, me përmbajtje intimiduese, ku pretendohet se ata janë filmuar nga Policia gjatë pjesëmarrjes në tubim dhe se do të kontaktohen për t’u komunikuar akuza.

Historia tronditëse, ja çfarë ndodhi me të riun pas arrestimit të djeshëm
Drejtuesi i lartë Albert Nushi sqaroi se këto mesazhe nuk janë dërguar nga Policia e Shtetit, por nga persona ende të paidentifikuar, me qëllim përhapjen e panikut dhe dëmtimin e besimit të qytetarëve te Policia.

Related article  E fundit! Jepet lajmi nga Instituti i Gjeoshkencave, priten zjarre në këto zona të Shqipërisë

“Sigurojmë mësuesit dhe pedagogët se e drejta për t’u tubuar paqësisht është një e drejtë kushtetuese dhe se Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor ta respektojë dhe garantojë atë.

Në të gjitha njoftimet dhe daljet publike të përfaqësuesve të Policisë së Shtetit është bërë e qartë se kjo e drejtë respektohet dhe garantohet. Çdo pretendim i kundërt është i pavërtetë dhe dashakeq”, u shpreh ai.

Gjithashtu, ai sqaroi opinionin publik se lajmet e publikuara për dorëheqje masive nga radhët e Policisë së Shtetit, janë të pavërteta. Albert Nushi siguroi qytetarët se asnjë drejtues policie nuk ka dhënë urdhra të kundërligjshëm për ushtrimin e dhunës gjatë ditëve të tubimit.

Related article  E rëndë në Greqi, 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident, dalin detajet dhe nga janë

“Të nderuar qytetarë, Policia e Shtetit është në shërbimin tuaj, në zbatim të ligjit, për garantimin e jetës, pronës dhe të drejtave tuaja. Ju bëjmë thirrje të mos bini pre e informacioneve të rreme që synojnë të cenojnë misionin ligjor të Policisë së Shtetit dhe besimin tuaj tek ajo”, përmbylli ai