Hapen “letrat”/ Rama TREGON kush i sponsorizon protestat që dogjën Tiranën

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar protestat e dhunshme si një aksion të orkestruar nga elementë të brendshëm dhe të jashtëm, duke përmendur lëvizjen ANTIFA, grupe të radikalizuara të rinisë dhe elementë të kriminalitetit.

Në një takim që kreu i qeverisë zhvilloi me përfaqësues të bankave, kryeministri i konsideroi studentët që protestojnë si anarkiste, neo komunistë dhe që ulërasin si në mesjetë.

“Kjo është një dhunë e orkestruar, e lidhur me elementë të brendshëm dhe të jashtëm, përmes një lëvizje anarkiste neo komuniste e cila quhet ANTIFA dhe pjesësh të tjera të radiklizuara të rinisë. Vajza dhe djem që janë të ekstremizuar dhe që ulërasin dhe bëjnë thirrje si në kohën e mesjetës apo pas luftës për të burgosur cilindo që sipas tyre përfaqëson të keqen. Ana tjetër është komponenti i kriminalitetit. Kriminaliteti i vogël i lagjeve dhe periferive që mblidhet me sponsorimin e krimit të organizuar, por edhe të subjekteve të tjera politike”, tha Rama.

Related article  E fundit! Protestat i pushtuan të gjithë vendin, presidenti që se do më askush njofton se do japë dorëheqjen

LEXO EDHE: Kryeministri Rama: Qeveria shqiptare do të paguajë 50% të qirasë për të gjithë studentët që …
Sipas kryeministrit, këto grupe kanë mbështetje nga forca të huaja që synojnë destabilizimin e Shqipërisë dhe Evropës.

Related article  Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni

LEXO EDHE: Rama akuza deputetëve socialistë: Jeni fshehur, çfarë po bëni këto ditë?
“Të gjitha këto bashkë kanë një mbështetje të provuar dhe që provohet dita ditës nga forca të huaja, të interesuara për të destabilizuar Shqipërinë dhe Evropën në tërësi. Këta elementë të bashkuar në një front të vetëm, nuk janë studentët dhe shoqëria që kanë të drejtë të protestojnë për të kërkuar ndryshim dhe gjithçka tjetër”, tha Rama.

Related article  Rama akuza deputetëve socialistë: Jeni fshehur, çfarë po bëni këto ditë?

LEXO EDHE: E rëndë/ E pëson keq i riu që foli kundër kryeministrit Rama, merret ky vendim drastik ndaj tij
Teksa komentoi edhe mbeshtetjen e pedagogëve, kryeministri u shpreh: “Fatkeqësisht ka njerëz gjithnjë e më pak, por ka njerëz, si rasti i pedagogëve të Universitetit, një pjesë shumë e vogël në terësi së bashku me të tjerë aty që i bëjnë jehonë dhe nuk bëjnë asgjë për tu distancuar nga dhuna, gjë që e merr të plotë jehonin në ekrane”.