Thollohet përçarja në PS/ Rama braktiset nga të vetët, ja kush nuk shkoi sot në mbledhje

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialistë në një kohë kur vendi është përfshirë në protestave masive, ku studentë dhe të rinj i kërkojnë kreut të qeverisë dorëheqjen.

Po ashtu edhe shumë ekspononte të PS, aktivë ose jo kanë shprehur hapur qëndrimin kundër kryeministrit Rama.

Related article  Flet per here te pare vajza e Altin Allmuces

Mësohet se në mbledhjen e sotme të grupit socialist nuk ka qenë e pranishme vetëm Elisa Spiropali, e cila pak ditë më parë iu drejtua Edi Ramës me një letër të hapur, ku i kërkonte zgjidhje politike për situatën e krijuar, pas protestave studentore.

Related article  Braktisi PS-në dhe iu bashkua protestuesve/ Marjana Koçeku i çon “selam” Ramës nga Brukseli: Europa t’i…

Në mesazhin e saj, Spiropali i bëri thirrje Ramës të mos fshihej pas shumicës parlamentare, duke nënvizuar nevojën për përgjegjësi politike dhe reflektim përballë zhvillimeve në vend.

Po ashtu mësohet se Rama në fjalimin e tij u ka kërkuar deputetëve socialistë të vijojnë punën dhe të mbajnë kontakte të vazhdueshme me qytetarët, për të dëgjuar nga afër pakënaqësitë e tyre.

Related article  “Vala afrikane” nuk do ndalet/ 5 qytetet më të nxehta të Shqipërisë! Paralajmërohet…

Sipas Ramës, mosdalja e deputetëve në terren po krijon idenë në perceptimin publik sikur ata janë fshehur për shkak të protestave.